Miley Cyrus shtrohet në psikiatri pas festivalit ‘Sunny Hill’ - Bota Sot
Miley Cyrus shtrohet në psikiatri pas festivalit ‘Sunny Hill’

Mediale Vip

Miley Cyrus shtrohet në psikiatri pas festivalit ‘Sunny Hill’

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:21
Miley Cyrus

Pas festivalit Suny Hill që u organizua në Prishtinë, raportohet se këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, është shtruar në një klinikë psikiatrike.

E gjitha është bërë për të përmirësuar gjendjen psikologjike të këngëtares dhe për t’i shpëtuar martesën. Sipas burimeve, familjarët e kanë bindur që të marrë një trajtim. Kohët e fundit, Miley dhe aktori Liam Hemsworth kanë patur shumë probleme në çift.

“Ata kanë pasur shumë probleme dhe Miley ka qenë nën presionin e familjes për sjelljen. Por për shkak të personaliteti, këngëtarja nuk dëgjon askënd. Edhe familjarët janë të shqetësuar dhe nuk e kuptojnë përse ajo sillet në këtë mënyrë. Ata i thanë që të përballet me “djallin”, duhet të marrë trajtim para se të jetë shumë vonë”, tha një burim pranë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat