Plas keq mes Klajdi Harunit dhe aktores Ana Lika: Jam e zhgënjyer

Mediale Vip

Plas keq mes Klajdi Harunit dhe aktores Ana Lika: Jam e zhgënjyer

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:54
Ana Lika, Klajdi Haruni

Ditën e sotme dhe dje këngëtari i njohur Klajdi Haruni vendosi t'i përgjigjej pyetjeve të fansave me anë të Instagramit. Për çdo pyetje, Klajdi postoi nga një video. Ai madje u pyet edhe për Flori Mumajesin dhe kësaj pyetje, Klajdi iu përgjigj me një video nga Edi Rama ku shprehej: “Çfarë ka? Çfarë ka ndodhur? Pse gjithë ky interesim?”

Mesa duket kjo ideja e përgjigjes me video paska qenë e Ana Likës dhe kjo e fundit është ndjerë e zhgënjyer që Klajdi i ka marrë idenë. Me anë të një postimi në Instastory, Ana shkruan se Klajdi nuk e falenderoi kurrë që përdori idenë e saj.

"Shoku im, miku im, ore vëllai im, Klajdi Haruni gjeti një stil të papërdorur më përpara në kthimin e përgjigjeve të Instagramit falë meje, ideatores së asaj loje aq të bukur në Instagram. Por kurrë nuk më falenderoi publikisht dhe për këtë gjë ndihem e zhgënjyer. Prita më shumë se 24 orë që të gjeja emrin tim diku por jo. Video në vazhdim e përmbledh të gjithë gjendjen time shpirtërore se si ndihem pas kësaj që ndodhi", shkruan Ana.

Në videon në vazhdim që Ana ka postuar shfaqet Lulzim Basha duke u shprehur: "Harresa dhe mosmirënjohja janë themeli i një shoqërie të shkatërruar që shkon edhe më shumë drejt shkatërrimit".

Pas këtij statusi, Klajdi ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan "Ana Lika gënjen" dhe në video dëgjohet Rama duke thënë: "Shpifje, shpifje".

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat