Vjen oferta për Wanda Nara, Icardi bëhet xheloz

Mediale Vip

Vjen oferta për Wanda Nara, Icardi bëhet xheloz

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 08:08
Wanda Nara

Wanda Nara nuk është shtatzënë, të paktën për momentin, por gruaja-menaxhere e sulmuesit të Inter-it, Mauro Icardi, është gati për një aventurë të re, siç ka bërë të ditur revista italiane "Oggi".

Bukuroshja argjentinase, në fakt, duket se ka marrë një ofertë shumë interesante pune, që e ka bindur të braktisë emisionin sportiv "Tiki Taka". 

Sipas  të përjavshmes, "RAI" i ka propozuar Wanda-s të bëhet pjesë e programit "Ballando con le Stelle" (Vallëzim me Yjet). Një propozim ky që Wanda do të donte ta pranonte menjëherë, por që për momentin e ka lënë pezull për shkak të xhelozisë së Icardi-t.

Ish-kapiteni i Inter-it, gjithmonë sipas shtypit italian, nuk do të donte që Wanda ta pranonte ofertën për të vallëzuar me dikë tjetër, ndoshta për shkak të asaj që ka ndodhur mes Pablo Daniel Osvlados, ish-sulmuesi i Inter-it, dhe balerinës Veera Kinnunen, të cilët janë lidhur pikërisht pas eksperiencës në programin italian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat