Blero me rastin e ditëlindjes së Afronës: Je shpirti im, jam me fat që e kaloj jetën pranë teje

Mediale Vip

Blero me rastin e ditëlindjes së Afronës: Je shpirti im, jam me fat që e kaloj jetën pranë teje

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:29
Blero dhe Afrona

Afrona Dika ka edhe një arsye më tepër që të jetë festojë që gjatë gjithë ditës së sotme.

Bukuroshja shqiptare sot feston 27 vjetorin e lindjes dhe tashmë ka nisur të marrë urimet e para prej miqve dhe familjarëve.

Natyrisht, nuk mungonte edhe një fjalim dedikues i këngëtarit, Blero Muharrremi, i cili ka zgjedhur fjalët më të mira për të fejuarën.

“Shpirti im, bashkëshortja ime, gjithçka e imja. Urime ditëlindjen për personin më të mahnitshëm që unë e kam takuar. Unë jam njeriu më me fat i gjallë, që kaloj kohë pranë teje”, shkroi fillimisht ai.

“Më mungon shume dhe dëshira ime e vetme është që mos të festojmë ditëlindjet ndaras. Unë të dua deri në hënë dhe pas”, ka shkruar ndër të tjerash artisti në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Blero dhe Afrona pritet që gjatë muajit shtator të kurorëzojnë romancën e tyre me martesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat