Olti Curri bën veprimin e papritur në drejtim të Tunës

Mediale Vip

Olti Curri bën veprimin e papritur në drejtim të Tunës

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 15:25
Olti Curri

Olti Curri ishte kritikues i madh i këngëtares muaj më parë.

Ai ishte një nga kritikuesit që ‘thumbuan’ Tunën pas koncertit në Shkup.

“Ku e panë divën në këtë koncert? Te fustani atllas që doket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige që duket si shfaqje maturantësh në klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor? Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa që po ta hap krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës apo balerinëve! Tuna ska lënë Fast-Food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste” ishin fjalët e Oltit pas koncertit në Shkup.

Por si duket gjithçka ka ndryshuar tani pasi Olti pas publikimit të këngës së re të Tunës ‘Nuk Ma Do Zemra’ ka filluar ta ndajë atë në llogarinë e tij në Instagram dhe shkruan: “Kënga më e bukur dhe moderne e këtij sezoni, Bravo Tuna, Armend, Aida, Darko”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat