Monica Bellucci: "Kur një histori dashurie përfundon nuk do të thotë që nuk dashuron më"

Mediale Vip

Monica Bellucci: "Kur një histori dashurie përfundon nuk do të thotë që nuk dashuron më"

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:22
Monica Bellucci

Në sallat e kinemave botërore shumë shpejt do të shfaqet në tre filma, me gjithë bukurinë e saj rrëzëllitëse, e madhja Monica Bellucci.

Në revistën "Madame Figaro" , e cila i kushton kopertinën, aktorja shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 55 vjeccare.

Veshur me rroba banjo, me një dekolte’ të ekzagjeruar, në pishinë me një fustan transparent, Monica duket shumë e bukur.

"Kur një marrëdhënie në ccift përfundon, nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk është më e mundur të bësh përpara", rrëfen diva.

Martesa me Vincent Cassel është tashmë e shkuar dhe historia me të riun Nicolas Lefebvre pati jetëgjatësi të shkurtër. Edhe pse Monica thekson:  "Kush ka thënë se jam single?".

Ndërkohë, Bellucci përqendrohet në punë. Aktorja mund të shoqërojë projektimin special të  "Irreversible" të Gaspar Noè në Festivalin e Kinemasë në Venezia dhe në sallat e kinemasë do e shohim protagonist të tre filmave: filmi horror "Nekrotronic", thriller-i "Spider in the Web" dhe "Les plus belles années d’une vie" (Vitet më të bukura të jetës), prezantuar tashmë në Kanë, jashtë konkursi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat