Anëtari i “Threedots” heq dorë nga muzika

Mediale Vip

Anëtari i “Threedots” heq dorë nga muzika

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 20:38
Threedots

Pas shumë vitesh pjesë e industrisë së muzikës, artisti i njohur vendosi të largohet nga muzika.

Vik Kraja i njohur për publikun si DJ Vicky, ka dhënë një lajm aspak të mirë për fansat e tij.

Përmes një statusi në Instagram, ai njoftoi fansat se po shkëputet për një kohë nga muzika, por kishte disa kritika.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I DJ.VICKYT, PA NDËRHYRJE:

“Pas gjithe ketyre viteve te bukura ne nje industri qe shemtohet cdo dite e me shume ndihem shume i lodhur shpirterisht. Lodhur nga njerez te paafte qe marin persiper gjithshka dhe sbejne asgje. Klube qe bejne pazare tregu çam ose medreseje. Artista me ego te madhe dhe zotesi te vogel. Dj me endra te mdhaja sa nje gram. Jam i lodhur me kte gje qe po ma shpif arsyen pse desha te behesha dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur te jet djegur gjella nje her e pergjithmon. Deri atehere kismet shihemi. ”.

Këtij postimi, ai ia shoqëroi edhe një fotografi të tij, ku shkruante “FALEMINDERIT QË KËRCYEM BASHKË”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat