Princesha Charlotte u nxjerr gjuhën kamerave, ja si reagoi Kate

Mediale Vip

Princesha Charlotte u nxjerr gjuhën kamerave, ja si reagoi Kate

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:29
Princesha Charlotte dhe Kate Middleton

Princi William dhe Kate Middleton morën pjesë sot në një garë varkash fitimet e së cilës do të shkojnë për bamirësi. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një video e shkëputur nga ky aktivitet.

Çiftit mbretëror iu bashkuan edhe dy fëmijët e tyre Princi George dhe Princesha Charlotte, e cila na dhuroi një moment argëtues.

Dihet që Chalotte nuk e ka marrëdhënien shumë të mirë me fotografët (rikujtojmë episodin kur në pagëzimin e Princit Louis u tha fotografëve se nuk do të hynin brenda).

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

August 8, 2019- The Duke and Duchess of Cambridge hosted the inaugural regatta The King’s Cup to raise awareness and funds for 8 of Their Royal Highnesses’ patronages. William and Kate go head to head as skippers of individual sailing boats, in an 8 boat regatta race. The winning team is awarded The King’s Cup, a historic trophy first presented by King George V at Cowes’ Royal Yacht Squadron in 1920.The event takes place to raise awareness and funds! #williamandkate #katemiddleton #duchessofcambridge #theroyals #thekingscup #cowesroyalyachtsquadron #kingscup #british?? #britishroyals #britishroyalfamily #princesscharlotte #princess #duchess #princesskate

A post shared by ??????? ?? ℭ???????? (@katemiddletonvideos) on

Kur e ëma i tha të përshëndeste me dorë fotografët, Princesha nuk e mendoi dy herë para se t’u nxirrte gjuhën kamerave dhe Kate bëri reagimin më qesharak të mundshëm.

Ashtu si çdo nënë ndaj veprimeve të pamenduara të fëmijëve, edhe dukesha u vendos në siklet dhe nuk dihet se çfarë i tha princeshës, por nuk mundëm ta mbanim të qeshurën me fytyrën e saj në këtë video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat