Kylie Jenner feston ditëlindjen e saj në Itali, Kendall dhe Caitlyn mungojnë në festë

Mediale Vip

Kylie Jenner feston ditëlindjen e saj në Itali, Kendall dhe Caitlyn mungojnë në festë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 08:48
Kendall dhe Caitlyn Jenner

Data 10 gusht është një ditë e rëndësishme për Kylie Jenner duke qenë se ajo feston ditëlindjen e saj të 22-të. Përgatitjet e festës kanë nisur që disa ditë më parë, pasi ajo së bashku me Travis Scott, vogëlushen e saj Stormie, Sofie Richie, Scott Disick, Stassie, Kris Jenner dhe partnerin e saj, kanë udhëtuar drejt Italisë me një avion privat. Mirëpo, në festë mungojnë 2 nga personat më të afërt të Kylie-t, motra e saj Kendall dhe babai i saj, Caitlyn Jenner. Sipas “Cosmopolitan”, supermodelja dhe babai i saj janë parë në Malibu në restorantin e njohur “Nobu”, ndërkohë që Kylie dhe familja ndodhet në Itali. Ndoshta mungesa e tyre ka lidhje me ndonjë punë në Malibu dhe nuk është nevoja të arrijmë në përfundime, por duke qenë se ditëlindja reale e Kylie-t është nesër, Kendall dhe Caitlyn mund të shkojnë dhe të bëhen pjesë e festës brenda ditës. Me siguri përgatitjet kanë filluar dhe së bashku me pamjet e festës, të gjithë po presin me padurim të mësojnë nëse Kylie dhe Travis do të martohet vërtetë në këtë udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat