Komunikacioni i dendur ia pamundëson Taynës ta mbërrijë në kohë për koncertin në Ulqin

Mediale Vip

Komunikacioni i dendur ia pamundëson Taynës ta mbërrijë në kohë për koncertin në Ulqin

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 11:05
Tayna

Reperja Tayna kishte paraparë që të enjten e datës 9 gusht të mbante një koncert në qytetin e Ulqinit.

Mirëpo, koncert u anulua dhe shkas për këtë duket të jetë bërë komunikacioni i dendur.

Këtë gjë, ajo e bëri të ditur përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory me ç’rast iu kërkonte falje të gjithë fansave të saj.

“Për shkak të komunikacionit të dendur, nuk mund të marr pjesë sonte në Ulqin. Kërkojfalje publikut, shihemi herëve të tjera”, ka shkruar Tayna në njoftimin e saj.

Ndërkohë, probleme të tilla me trafik të ngarkuar po kanë shumica e estradës, dhe vetëm pak ditë më parë edhe Noizy bëri një njoftim për mos arritje në kohë, për koncertin në Podujevë.

Tayna përndryshe ka qenë shumë e ngarkuar këtë verë me prurje të shumta e koncerte gjithandej trevave shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat