Një prej yjeve të Hollivudit u kthye në heroin e ditës së mërkurë pasi shpëtoi jetën e një fëmije me aftësi ndryshe.
Kur ndodhi përplasja mes dy automjeteve në Los Anxhelos, aktori Danny Trejo nxitoi që të nxirrte djalin e vogël nga makina e kthyer përmbys.
Me ndihmën e një kalimtareje, Danny e tërhoqi nga sedilja, ndërkohë që zjarrfikësit shpëtuan gjyshen e tij, e cila ishte shofere.
Trejo tha se u përpoq ta nxirrte nga dritarja e thyer, por nuk i hiqte dot rripin e sigurimit. Falë Monica Jackson, e cila ishte e pranishme, ata arritën të shpëtojnë djalin.
"E vetmja gjë që mendoja ishte të nxirrja fëmijën nga sedilja", tha ai për një fotograf. Sipas mediave të huaja, tre persona u dërguan në spital, por asnjëri nuk është në rrezik për jetën.