Ylli Limani na tregon përse vuan

Mediale Vip

Ylli Limani na tregon përse vuan

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 09:11
Ylli Limani

Ylli Limani është tekstshkruesi i këngëve të tij por me kengën e re tekstin ua ka besuar, Armend Rexhepagiqit dhe Aida Barakut.

Kënga “Nuk po kalojka” rezultoi të jetë shumë e pëlqyer nga publiku dhe ka një lidhje të drejtpërdrejtë personale me këngëtarin.

"Armendi dhe Aida janë njerëz jashtëzakonisht inteligjentë dhe unë ua kam rrëfyer hallet dhe problemet e dashurisë, ata kanë përbirë çdo fjalë dhe çdo fjalë është në tekst”, është shprehur Ylli në një intervistë. Kenga ka një lidhje të drejtpërdrejtë personale me këngëtarin.

Me sa duket në tekst vajza me të cilën është e dashuruar Ylli do dikë tjetër dhe në realitet këngëtari e pranon se së fundmi nuk i ka ecur mirë në dashuri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat