Qetësohen fansat! Çifti i njohur pranon lidhjen e dashurisë

Mediale Vip

Qetësohen fansat! Çifti i njohur pranon lidhjen e dashurisë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:29
Camila Cabella dhe Shawn Mendes

Projekti muzikor “Senorita” ngjalli dyshimet se mes këngëtarëve janë ndezur shkëndijat e dashurisë. Camila Cabella dhe Shawn Mendes nuk bënë asnjë deklaratë për këtë, ndonëse në faqet rozë qarkullonin fotografitë e tyre duke u puthur.

Pikërisht në 21-vjetorin e lindjes së këngëtarit, pothuajse u konfirmua gjithcka. Camila publikoi një fotografi ku ishin të dy, por më të rinj.

“Gëzuar ditëlindjen njeri i mrekullueshëm. Të dua”, shkruajti këngëtarja.

Image

Nuk munguan komentet e fansave, të cilët shpreheshin të lumtur se kishin konfirmuar lidhjen e dashurisë, ndonëse Camila nuk bëri asnjë koment për këtë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat