Rita Ora përmbylli pushimet në Ibiza me një foto atraktive.
Rita Ora për disa ditë me radhë ka pushuar në Ibiza të Spanjës.
Këngëtarja nuk i ka kursyer aspak fotografitë joshëse, përmes së cilave vuri në pah format trupore.
Së fundi, ajo publikoi një imazh, në të cilin u shfaq e veshur në bikini, teksa e fotografuan nga prapa.
“Deri herën e ardhshme”, është mbishkrimi që ajo ia ka lënë fotos, në të cilën nuk mungoi as komenti i Bebe Rexhës, e cila në një mënyrë tregon se mbeti e habitur nga ky imazh.
Për ndryshe, Rita mbrëmë ka performuar para fansave të saj në Portugali.