Vëllai i Paul Walker lë të hapur mundësinë e kthimit në rolin e Brian O’Conner në “Fast and Furious”

Mediale Vip

Vëllai i Paul Walker lë të hapur mundësinë e kthimit në rolin e Brian O’Conner në “Fast and Furious”

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 23:10
Vëllai i Paul Walker

Pas vdekjes tragjike të Paul Walker në vitin 2013, vëllezërit e tij Cody dhe Caleb, u përfshinë në skenat përfundimtare të filmit “Fast And Furious”.

Aktori që luante rolin e Brian O’Conner e humbi jetën në një aksident komunikacioni para përfundimit të vazhdimit të shtatë të filmave të popullarizuar.

Ndërsa në një intervistë për Metro.co.uk, Cody e ka lënë derën hapur për një kthim potencial për karakterin e Paul pas vdekjes së tij.

“Janë thënë shumë gjëra për franshizën, po qarkullojnë shumë thashetheme. Mendoj se gjithçka është e mundur dhe do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”.

“Shumë gjëra janë thënë. Është një spekulim se franshiza mund të shkojë në një hapësirë më të madhe, prandaj kurrë nuk i dihet… Asgjë nuk përjashtohet, kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë ai.

Paul Walker vdiq në moshën 40 vjeçare, kur vetura Porsche Carrera GT në të cilën ishte pasagjer, doli nga kontrolli dhe shpërtheu pas goditjes në drunj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat