Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po ndahen

Mediale Vip

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po ndahen

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 09:57
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë në prag të divorcit, pas më pak se një vit pasi u martuan.

Në një deklaratë dhënë CBS një përfaqësues i Miley ka thënë se ‘dyshja janë pajtuar të ndahen’.

Ata u njohën 10 vjet më parë në setin e dramës së Nicolas Sparks ‘The last song’.

Çifti kanë pasur një marrëdhënie të luhatshme. Ata u ndanë për një kohë të shkurtët në vitin 2013, ndërsa u rikthyen bashkë në vitin 2015 dhe u martuan në vitin 2018, shkruan BBC.

Miley konfirmoi mbajtjen e dasmës në dhjetor në rrjetet sociale duke ndarë imazhe nga ceremonia.

Ata u martuan në shtëpinë e saj në Franklin, Tenesi në një rreth të vogël të familjes dhe miqve të ngushtë, përcjell KosovaPress.

"Gjithmonë duke evoluar, duke ndryshuar si partnerë dhe individë, ata kanë vendosur që kjo është ajo që është më e mira ndërsa  të dy do të përqendrohen në veten e tyre dhe karrierën. Ata ende mbeten prindër të përkushtuar për të gjitha kafshët që ndajnë bashkë, ndërsa dashurinë ndaj tyre e shfaqin ndaras këtë herë. Ju lutemi respektoni procesin dhe privatësinë e tyre", thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat