Shtatzënë për herë të dytë, Sara Hoxha flet për kilogramët, lindjen dhe emrin e bebit - Bota Sot
Shtatzënë për herë të dytë, Sara Hoxha flet për kilogramët, lindjen dhe emrin e bebit

Mediale Vip

Shtatzënë për herë të dytë, Sara Hoxha flet për kilogramët, lindjen dhe emrin e bebit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:40
Sara Hoxha

Vajza e themeluesit të Top Media, Dritan Hoxha, Sara Hoxha, është shtatzënë për herë të dytë.

Pas djalit London Noor, i cili erdhi në jetë nga lidhja mes saj dhe moderatorit Ledion Liço, Sara është sërish shtatzënë.

Këtë të diel ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, duke zbuluar se ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe se ka shtuar 9 kilogramë.

Ajo ka zbuluar se tashmë është rënduar, ndërsa lidhur me lindjen dëshiron që të jetë natyrale, pasi herën e parë iu nënshtrua ndërhyrjes cezariane.

Lidhur me emrin e bebit të dytë, Sara tregon se, “Po, ne e kishim një emër djali para se të ngelesha shtatzënë”.

Pyetjes se si e pret London vogëlushin, ajo thotë se nuk mendon se e kupton tamam, “Ai e përmend bebin, më prek barkun, por le të shohim pas pak muajsh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...