Edhe 1 muaj pas publikimit, kënga e Era Istrefit vazhdon të jetë në ‘Top 5’ në këtë vend të botës

Mediale Vip

Edhe 1 muaj pas publikimit, kënga e Era Istrefit vazhdon të jetë në ‘Top 5’ në këtë vend të botës

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:58
Era Istrefi

Era Istrefi publikoi këngën “Sayonara” një muaj më parë, por duket se ajo është pritur aq mirë nga publiku sa vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit “Top 5” në Rusi, duke zënë kështu vendin e 4. Ka qenë vetë Era ajo që e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj nëpërmjet një fotoje në ‘Instastory’. Më pas ajo ka publikuar një video duke kënduar këngën në fjalë dhe në sfond dëgjohet zëri i mikeshës së saj e cila thotë se kjo është e preferuara e saj. Ky projekt është sjellë në bashkëpunim me një artist të huaj vetëm në versionin audio, ndërsa siç vetë këngëtarja shqiptare zbuloi, videoklipi është në xhirim e sipër. Kur vetë kënga ka një sukses të tillë, me siguri dhe videoklipi do rezultojë i tillë dhe do të tërheqë akoma më shumë vëmendjen e fansave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat