Alfio i kujdesshëm në çdo sekondë, Fatma e përkufizon kështu vëmendjen e tij

Mediale Vip

Alfio i kujdesshëm në çdo sekondë, Fatma e përkufizon kështu vëmendjen e tij

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 17:26
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë duke shijuar pushimet e verës në destinacione të ndryshme pranë njëri-tjetrit. Këtë e ka treguar vetë çifti me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ku kanë zbuluar se janë duke kaluar periudhën më të bukur pranë njëri-tjetrit në këto ditë të nxehta vere.

Së fundmi ka qenë moderatorja e dashur për publikun, Fatma e cila ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku duket se partneri i saj është duke i bërë një gërshet flokësh teksa janë në plazh. “Stilisti personal i flokëve”, ka shkruar ajo në videon e publikuar ku shfaqet pranë Alfios. Me siguri ky është një nga shumë momentet ku Alfio tregon kujdesin maksimal për të dashurën e tij.

Edhe më parë dyshja ka treguar në llogaritë në ‘Instagram’ se gëzojnë një raport shumë miqësor përtej marrëdhënies së dashurisë së tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat