“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”, Alketa Vejsiu ka dy fjalë për Arbana Osmanin

Mediale Vip

“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”, Alketa Vejsiu ka dy fjalë për Arbana Osmanin

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:22
Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani

Prej disa kohësh, Arbana Osmani përflitet se është në një lidhje dashurie me regjisorin, Eduart Grishaj. Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, nga komentet që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet social duket se ata shprehin dashurinë.

Së fundmi, Eduarti ka nisur xhirimet për një film që mban titullin “Gjyshja” dhe ndodhet në veri të Shqipërisë. Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, ka vendosur që të jetë pranë tij.

Gjithashtu duket se kjo histori dashurie ka ndikuar pozitivisht te Arbana, e cila në postimet e saj në “Instagram” duket mjaft e lumtur dhe se po shijon ditët mes gjelbërimit dhe bukurive natyrore që të fal Shqipëria.

“Në më të bukurin vend”, shkruan Arbana Osmani përkrah një fotografie të saj nga Thethi. Foto ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku sërish bien në sy fjalët romantike të regjisorit: “E bukura, “Zana e Maleve””.

Por gjithashtu, vëmendjen e merr edhe komenti i moderatores së njohur, Alketa Vejsiu, e cila nuk ngurron që t’i thotë se dashura të zbukuron.

“Shkëlqen kur je e lumtur dhe e dashuruar”, është komenti që ka lënë Alketa për kolegen e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat