Po përgatitet hiti i radhës, Tayna së shpejti në bashkëpunim me Azet

Mediale Vip

Po përgatitet hiti i radhës, Tayna së shpejti në bashkëpunim me Azet

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:38
Azet dhe Tayna

Këngëtarja e njohur Tayna është parë tejet aktive këtë sezonë me publikimin e këngëve dhe me performancat e saj nëpër koncerte të ndryshme. 

Së fundmi reperja publikoi dy bashkëpunime mjaft të suksesshme që u pritën mjaft mirë nga publiku.

Javën që shkoi u publikua bashkëpunimi i saj me Mc Kresha dhe Lyrical Son me titull ‘Pasite’, teksa së fundmi edhe kënga në bashkëpunim me Dafina Zeqirin me titull “Bye Bye” që menjëherë u prit mirë nga publiku. 

E duket se këto nuk do të jenë bashkëpunimet e vetme të këtij sezoni nga reperja Tayna.

Menaxheri i këngëtares Rinor Hykolli ka bërë të ditur për media se sipas të gjitha gjasave në shtatorë pritet të lansohet një bashkëpunim i Taynës me reperin Azet, e që pritet të jetë një hit i radhës. 

Kujtojmë që për pak kohë nga hyrja në skenë, reperja Tayna arriti të marr vëmendje të madhe nga publiku për shkak të talentit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat