Rita Ora krenare me origjinën, përgëzon Taynën dhe Dafinën për këngën e re

Mediale Vip

Rita Ora krenare me origjinën, përgëzon Taynën dhe Dafinën për këngën e re

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:49
Rita Ora

Këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora e cila po korrë suksese gjithandej nëpër botë me projektet e saj muzikore vazhdimisht është shprehur krenare me vendin e origjinës, pra me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ajo duke qenë se është tejet e ndjekur në arenën ndërkombëtare është njëkohësisht edhe një ‘ambasadore’ e mirë për vendin tonë.

Së fundmi Rita ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një sekuencë të këngës së re të Dafina Zeqirit dhe Taynës, me titull “Bye Bye”, duke u shprehur mjaft krenare me këtë projekt të tyre.

“Mund të them pse ne vajzat nga Kosova jemi aq të mira?! Unë e dua vendin nga vi dhe dua të shoh femrat se si vetëm e marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja si dhe të jemi frymëzim! Faleminderit vajzave që përfaqësojnë lirinë dhe duke u treguar vajzave tjera se sa  mirë është të jenë të lira dhe seksi në të njëjtën kohë! Vazhdoni vajza.” : shkruan Rita Ora.

Kujtojmë që kënga e Dafinës në bashkëpunim me Taynën është pritur mjaft mirë nga publiku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat