Pse i kërkoi të gjithëve ta thërrisnin Catherine? Kate Middleton ka pasur një arsye speciale

Mediale Vip

Pse i kërkoi të gjithëve ta thërrisnin Catherine? Kate Middleton ka pasur një arsye speciale

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 09:28
Kate Middleton

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton u përpoq të detyronte të gjithë miqtë e saj ta thërrisnin në emrin Catherine dy vite përpara se ajo të fejohej me Princin William.

‘Cosmopolitan’ shkruan se mbretëresha e ardhshme kishte ndjesinë se do të jetonte jetën e kurorave dhe për këtë arsye vendosi ta thërrisnin Catherine.

Revista ‘The Sun’ zbuloi një artikull të ‘Sunday Express’ të vitit 2008 ku eksperti i mbretërisë, Adam Helliker shkruante se Middleton po përgatitej për rolin e saj mbretëror.

Deri më tani Kate ka rezultuar të jetë një nga figurat më të dashura të pallatit Kensington, e cila me angazhimet e saj ka bërë që të jetë një ndër pretendentet kryesore për të qenë mbretëreshë e Anglisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat