Gjykata suedeze e shpall fajtor Asap Rockyn

Mediale Vip

Gjykata suedeze e shpall fajtor Asap Rockyn

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 14:58
Asap Rocky

Asap Rocky është shpallur fajtor nga gjykata suedeze, por reperi nuk do ta vuajë dënimin në burg, pasi është dënuar me kusht.

Gjykata Suedeze e ka dënuar me kusht reperin Asap Rocky, i cili urdhërohet të paguajë gjobë ndaj viktimës së përleshjes në Stokholm, shkruan DailyMail.

Asap Rocky të mërkurën u shpall fajtor për sulm, por fituesi i “Grammyt” nuk do ta vuajë dënimin në burg.

Reperit 30-vjeçar iu dha një dënim me kusht pasi gjykata konstatoi se sulmi nuk ishte “i një natyre aq serioze” për të qëndruar pas grilave.

Reperi ishte mbajtur për një muaj në burg, pasi ai dhe truprojat e tij u akuzuan se rrahën një 19 vjeçar në kryeqytet më 30 qershor.

Lirimin e tij e ka përshëndetur edhe presidenti Donald Trump, i cili në një ‘tweet’ tha se Asap u lirua nga burgu dhe po shkon në SHBA, nga Suedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat