Harrojeni Nevinën me të cilën jeni mësuar! Bën ndryshimin drastik në pamje

Mediale Vip

Harrojeni Nevinën me të cilën jeni mësuar! Bën ndryshimin drastik në pamje

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 20:42
Nevina Shtylla

Nevina Shtylla është identifikuar nga të gjithë si bukuroshja e qeshur brune.

Por tashmë me siguri që do i fërkoni sytë, kur të zbuloni pamjen e re të saj.

Nevina ka bërë një ndryshim drastik në flokë dhe më konkretisht në ngjyrën e tyre.

Ajo është bërë bionde me fije dhe këtë gjë e ka zbuluar nëpërmjet publikimeve të bëra në rrjetet sociale.

“Kush është kjo vajza?”, shkruan Nevina, duke bërë që ndjekësit të vërshojnë në komente.

Ka nga ata që e komplimentojnë për ndryshimin, ashtu sikundër të tjerë që mbeten fanatikë të flokëve të saj të zinj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat