Tayna nuk e ka ndërmend të ndalet, ka një ‘porosi’ për kolegët

Mediale Vip

Tayna nuk e ka ndërmend të ndalet, ka një ‘porosi’ për kolegët

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:15
Tayna

Tayna po shijon suksesin e projektit të fundit.

Tayna është ndër artistet më të kërkuara të momentit në vend, e cila numëron suksese të njëpasnjëshme me projekte muzikore.

Reperja ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri me titull “Bye bye”, në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, i cili po pëlqehet shumë në publik.

Përmes një statusi në Instagram, Tayna ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të ndalet.

“E mbyti çdo verë. Vitin e kalum “Columbiana”, kete vere “Bye bye”. Çfarë është me radhë? Ata thanë kohë ime gati ka përfunduar, thuaju atyre “lutuni lutuni”, ka shkruar Tayna.

Image

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe rep-artistja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat