Muajin e kaluar u mësua se Ermal Mamaqi ka bërë pjesë të filmit të tij të ri, këngëtaren e njohur, Enca Haxhia.
Pas suksesit që pati me “Dy gisht mjaltë”, Mamaqi ka nisur punën për një tjetër komedi. Deri tani ai nuk ka zbuluar detaje rreth filmit.
Por sot, “Xing.al” e ka konfirmuar prezencën e Encës në kastin e aktorëve me disa foto gjatë xhirimeve.
E veshur me një fustan me printe leopardi, këngëtarja shfaqet krah Ermalit teksa bisedojnë përballë kamerës.
Ndërkohë Ermali ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku këngëtarja shfaqet pa reçipeta teksa shkel syrin nga kamera. “Dita e parë e xhirimit duket shumë e nxehtë…”, shkruan Ermali bashkëngjitur me foton ku këngëtarja është së bashku me Skerdi Farian.