Xhemi është e ‘tepërt’; Arbana dhe Eduarti ja thonë troç!

Mediale Vip

Xhemi është e ‘tepërt’; Arbana dhe Eduarti ja thonë troç!

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:31
Xhemi Shehu, Arbana Osmani, Eduart Grishaj

Tashmë dihet që Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë shoqe të ngushta, siç edhe dihet që prej disa muajsh moderatorja Osmani po jeton një histori dashurie me regjisorin Eduart Grishaj.

Siç ndodh rëndom në këto raste; shoqja e ngushtë dhe partneri janë përherë në një ‘luftë të ftohtë’ për të marrë vëmendjen dhe dashurinë e personit të cilin ‘ndajnë’.

Teksa mbrëmjen e kaluar dy mikeshat Arbana dhe Xhemi kanë dalë për të pirë diçka së bashku, në foton e postuar të dyshes, menjëherë ja behu një koment i Eduartit;

“Kur do ik kjo Xhemi, meqë unë u ktheva”; shkruan ai nën foto, ndërsa përgjigja e Arbanës na la të kuptojmë që kjo bisedë mes komentesh nuk do të lihet me kaq.

“Ja zemër, ta përcjellim sonte prandaj kemi dalë”; shkruan Arbana e cila njihet për ‘shpotitë’ me humor që i bën shpesh Xhemit. (eh ndodh shpesh mes shoqeve të ngushta).

Sigurisht e gjithë kjo bisedë është në kuadër të shakasë duke treguar edhe një herë se marrëdhënie të fortë ka Arbana me Xhemin, e cila me siguri është më shumë se  e lumtur që mikesha e saj është e lumtur në krah të Eduartit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat