E dinit që Anthony Hopkins i bie pianos? Ja kush është fansja më e madhe e tij

Mediale Vip

E dinit që Anthony Hopkins i bie pianos? Ja kush është fansja më e madhe e tij

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:37
Anthony Hopkins

"Fansja ime më e madhe", kështu Anthony Hopkins përkufizon macen e tij, që mbi gjunjët e aktorit, duket se e vlerëson shumë talentin muzikor të padronit të saj. I famshmi Hannibal Lecter i filmit "Silence of the Lambs" ka postuar një video në Twitter, në të cilën duket se luan në piano me felinin e ekzaltuar…

Aktori ka nisur të luajë në piano në moshën 6 vjeçare dhe në fillim të karrierës së tij teatrale, Anthony, i ri asokohe,  u pranua në Welsh College of Music and Drama, falë edhe aftësisë për t’i rënë pianos.

Ditët e shkuara, Hopkins kishte shpërndarë një tjetër video ndërkohë që luante diçka të tijën në piano, duke marrë shumë komplimente dhe mijëra klikime. E duket se Hannibali ‘i tmerrshëm’ luan edhe kitarrën dhe ushtron gjithashtu artin e pikturimit. Me pakë fjalë një artist i  vërtetë.

Nuk është e gjitha. Hopkins është edhe kompozitor, kolona zanore të të cilit janë në tri filma si:  Return Journey" (1990), "August" (1996) dhe Slipstream (2006), si dhe albume të ndryshme të regjistruar me muzikë klasike.

Jo vetëm kaq, ai ka debutuar nën petkun e pianistit me një album të titulluar thjesht “Anthony Hopkins – Composer”, publikuar më 16 janar të 2012.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat