Kujt i thotë Lumnije Menxhiqi “Të dua”?

Mediale Vip

Kujt i thotë Lumnije Menxhiqi “Të dua”?

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 13:47
Lumnije Menxhiqi

“Të dua” është titulli i këngës më të re i këngëtares Lumnije Menxhiqi.

Tanimë nuk mund të thuhet se Lumnija u rikthye në skenën tonë pas shumë vitesh nga Belgjika ku jeton për kohë të gjatë.

Ajo brenda një kohe të shkurt është paraqitur me disa projekte. “Të dua” është kënga e saj e katërt.

Të gjitha këngët e saj janë bërë edhe me klipe.

Klipi i saj i parë është publikuar në 2017 më titullin “Në heshtje të dashurova” më pas këngët “Tinzisht ike”, “Dashuri e përjetshme”, “Ku je” dhe tash së fundi edhe kënga e saj “Të dua”.

Tekstin për këtë këngë e ka shkruar Hivzi Krasniqi. Risi në këtë projekt është se Lumnije Menxhiqi bashkë me producent të huaj është edhe autore e melodisë së kësaj kënge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat