Dua Lipa me shqiponjë në kampanjën e markës prestigjioze ‘YSL’

Mediale Vip

Dua Lipa me shqiponjë në kampanjën e markës prestigjioze ‘YSL’

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:39
Dua Lipa

Dua Lipa është bërë pjesë e markës ‘YSL’ në promovimin e linjës së re të parfumeve, të quajtura “Libre” nga kjo seri.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është bërë pjesë e markës ‘YSL’ në promovimin e linjës së re të parfumeve, të quajtura “Libre” nga kjo seri.

Në mesin e mijëra gjuhëve të botës, në kampanjën e re të një parfumi të markës ndërkombëtare Yves Saint Laurent, është zgjedhur edhe gjuha shqipe.

“Unë jam e lirë”, thuhet në shqip në këtë kampanjë, derisa i tërë mbishkrimi në disa gjuhë të botës shoqërohet nga zëri i Dua Lipës e cila thotë disa fjalë.

“Ndjehem krenare që jam pjesë e kësaj arome sepse është ajo që unë jam si grua në vitin 2019-të. Kjo është ajo që jemi, duam ta jetojmë jetën ashtu se si ndjehemi dhe si mendojmë se e meritojmë”, thotë këngëtarja shqiptare.

Është publikuar kampanja reklamuese e këtij parfumi ku Dua Lipa shihet me shqiponjë në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat