Pas ndarjes me bashkëshortin tradhtar, mashkulli misterioz "ngushëllon" moderatoren

Mediale Vip

Pas ndarjes me bashkëshortin tradhtar, mashkulli misterioz "ngushëllon" moderatoren

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 07:05
Wendy Wiliams

Ajo mund të jetë duke shijuar disa pushime nga shfaqja e saj, por nuk heq dorë nga rrjetet sociale.

Moderatorja Wendy Williams ka publikuar një fotografi pranë një mashkulli misterioz. Imazhin e shoqëroi me shkrimin se do shpjegojë disa gjëra në shfaqjen e saj më 16 shtator.

Nuk dihet nëse ai është partneri i ri në jetën e Wendyt apo thjesht një mik.

Pjesa më e madhe e fansave shpresojnë që moderatorja të ketë harruar përfundimisht Kevin Hunter. Para disa muajsh, ajo i dha fund martesës 21 vjecare pasi e kapi duke e tradhtuar me terapisten Sharina Hudson. Ata kishin 10 vite që mbanin të fshehtë lidhjen, por e gjitha u zbulua kur Sharina solli në jetë fëmijën e saj me Kevin Hunter në fund të marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat