Kënga e artistes shqiptare lidhet me jetën personale: Kisha një lidhje abuzive...

Mediale Vip

Kënga e artistes shqiptare lidhet me jetën personale: Kisha një lidhje abuzive...

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 07:10
Ilira

Ilira është një artiste e re në muzikën ndërkombëtare, e cila dëshiron të shkruajë historinë me krijimet e saj.

Projekti i saj “Diablo” në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll Juan Magan lidhet me jetën private të këngëtares.

Ilira ishte një ndër të ftuarat që ndezi skenën e “Sunny Hill” në Kosovë. Menjëherë pas saj, këngëtarja u intervistua nga Klan Kosova. Aty rrëfeu se për këngën “Diablo” është frymëzuar nga një histori personale, prandaj ka vendosur të bëhet zëri i të gjithëve.

“Kam kaluar edhe vet në një lidhje abuzive dhe dua t’iu tregoj të gjithëve se ajo gjë nuk është në rregull”, tha këngëtarja.

Madje në përshkrimin e këngës të publikuar në Youtube shkruhet: Dueti është një dialog melankolik që detyron dëgjuesin të kërcejë mes lotëve. Duke thyer heshtjen në muzikën pop për dhunën fizike, DIABLO do bëjë historinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat