Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual; kësaj here nga një grua!

Mediale Vip

Katy Perry akuzohet sërish për ngacmim seksual; kësaj here nga një grua!

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 11:32
Katy Perry, Tina Kandelaki

Pak ditë më parë mediat e huaja shkruajtën për një akuzë që i është bërë së fundmi këngëtares Katy Perry. Modeli Josh Kloss, që ka marrë pjesë në videoklipin “Teenage Dream’ rrëfeu se është ndjerë i zbuzuar nga artistja.

“U takova me Katy dy herë pasi u nda nga Russel [sic]. Një nga herët, mora një shok me vete që donte shumë ta takonte. Ishim në festën e ditëlindjes së Johnny Ëujek. Kur e pashë, u përqafuam dhe kuptova se kisha ende pëlqim për të. Në momentin që u ktheva të prezantoja shokun tim, Katy më uli tutat dhe mbathjet që t’i tregonte penisin tim shoqërisë së saj dhe turmës rreth e rrotull. E merrni dot me mend sa i turpëruar dhe patetik jam ndjerë në atë moment?”; tregoi pak ditë më parë modeli..

E duket se akuzat rreth këngëtares Perry nuk mbarojnë këtu, pasi një tjetër rast sapo ka dalë në ‘dritë’, por kësaj here nga një grua.

Mderatorja ruse Tina Kandelaki, është shprehur së fundmi se këngëtarja iu afrua në një event dhe tentoi ta puthte pa miratimin e saj. Pas rezufimit të  Tinës, Katy u largua.

“Një herë, isha e ftuar në një festë private së bashku me Katy Perry-n. Ajo, goxha e pirë, më zgjodhi mua si objekt të manifestimit të pasionin të saj. Unë e kundërshtova, me forcë do të shtoja dhe Katy gjeti një viktimë tjetër për të puthur, përqafuar dhe kërcyer.”; ,” rrëfeu Kandelaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat