“Nusja e Stambollit” vjen në Kosovë, ja çka viziton

Mediale Vip

“Nusja e Stambollit” vjen në Kosovë, ja çka viziton

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 12:21
Semra Dinçer me aktoret shqiptarë

Aktorja e njohur turke, Semra Dinçer, ka disa ditë që po qëndron në Kosovë.

Ajo është shoqëruar në vendin tonë nga modelja bukuroshe, Arbnora Ademaj, e cila tashmë është pjesë e kinematografisë turke dhe ka pasur rastin të takohet me aktoren e mirënjohur atje.

Teksa po qëndron në Kosovë për vizitë, Semra ka pasur rastin që të vizitojë disa prej vendeve më të veçanta këtu.

Gjatë ditës së shtunë, ajo e shoqëruar nga Arbnora, aktori vedat Bajrami e disa persona të tjerë, kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Ka qenë vet aktorja turke, ajo e cila ka hedhur një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me miqtë e saj duke pozuar pranë bustit të Adem Jasharit, te Kompleksi Memorial.

Semra Dinçer është e njohur për publikun shqiptar si një nga protagonistet kryesore në serialin turk, “Nusja nga Stambolli”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat