Prezantuesi Jimmy Kimmel është gjobitur me 395,000 dollarë për imitimin e një alarmi presidencial live në emision

Mediale Vip

Prezantuesi Jimmy Kimmel është gjobitur me 395,000 dollarë për imitimin e një alarmi presidencial live në emision

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:04
Jimmy Kimmel

Një episod i “Jimmy Kimmel Live” vitin e kaluar paraqiti tone urgjente duke u tallur me sistemin e alarmit presidencial. Dhe do t’i kushtojë shtrenjtë kompanisë mëmë, ABC.

Në një deklaratë të enjten, Komisioni Federal i Komunikimit tha se gjobiti shfaqjen me një gjobë prej 395,000 dollarëve për shpërdorimin e tonit nga sistemi i alarmit të urgjencës, shkruan CCN.

Toni i sistemit të paralajmërimit të urgjencës (EAS) përdoret në televizione dhe telefona celularë për të paralajmëruar njerëzit për emergjenca të afërta siç janë tornadot dhe përmbytjet.

Për të mbrojtur qëllimin e sistemit të paralajmërimit, agjensia ka një rregull kundër përdorimit të toneve EAS ose simulimeve të tyre – përveç në raste urgjente, teste të autorizuara ose njoftime të shërbimit publik të kualifikuar.

Shfaqja e komedianit në orët e vona të natës e përdori tonin tre herë në episodin e 3 tetorit, thanë zyrtarët federalë. Disa orë më parë, miliona telefona celularë në të gjithë vendin kishin marrë një alarm të presidentit. “Kjo është një provë e Sistemit Kombëtar të Ndarjes së Urgjencës Wireless. Asnjë veprim nuk është i nevojshëm”, thoshte ai alarm.

Shfaqja e Jimmy Kimmel nuk ishin fajtorë të vetëm.

“The Walking Dead” i AMC u gjobit me 104,000 dollarë për përdorimin e toneve të simuluara të EAS në dy skena në shkurt. Seriali televiziv “Lone Star Law” gjithashtu keqpërdori tonin e sistemit të alarmit të urgjencës, tha agjensia, gjë që do t’i kushtojë kanalit Animal Planet një gjobë prej 68,000 dollarësh.

Meruelo Radio Holdings, e cila zotëron disa stacione radiofonike në Kaliforni, u gjobit me 67,000 dollarë për përdorimin e toneve në materialin promovues.

Përveç gjobave, kompanitë ranë dakord për “një plan të rreptë pajtimi” për të siguruar që ato njoftime nuk do të luhen përsëri kur nuk ka emergjencë, thuhet sipas agjencisë.

Të gjitha kompanitë kanë 30 ditë afat për të paguar dënimin në Treasur të Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat