Rikthehen spekulimet për ribashkimin e Pitt dhe Aniston

Mediale Vip

Rikthehen spekulimet për ribashkimin e Pitt dhe Aniston

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 22:59
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt

Fansat gjithmonë kanë dashur një ribashkim ndërmjet Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, edhe pse të gjitha shenjat tregojnë se diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

Romantikët e pashpresë vazhdimisht duan që çifti i dikurshëm hollivudian një ditë ta rigjejë dashurinë dhe të bëhen sërish bashkë.

Aniston dhe Pitt u martuan në vitin 2000 pas lidhjes dyvjeçare, mirëpo u shkurorëzuan në vitin 2005, ndërkohë që hamshori hollivudian asokohe kishte nisur lidhjen me Angelina Jolie.

Madje edhe gjatë kohës sa Brad ishte në lidhje serioze me Jolie (gjatë viteve 2005-2016), vazhdimisht kishte pasur spekulime se aktori mbante kontakte të afërta me yllin e “Friends”.

Ndërsa kur lidhja e Pitt me Angelinan mori fund (në vitin 2016), si edhe pas dështimit të martesës së Jennifer me Justin Theroux (në vitin 2017) u rishfaqën thashethemet për ribashkim.

Dhe tash, në javët e fundit ka pasur spekulime të reja se dy ish-bashkëshortët po e rikthejnë romancën e tyre. Revista OK! ka raportuar se ata kanë kaluar çaste bashkë në shtëpinë e aktores që nga muaji shkurt i këtij viti.

Madje është thënë se ata kanë qëndruar bashkë në banesën e Aniston, si edhe kanë qenë në pushime bashkë. Sidoqoftë, përfaqësuesi i aktores e ka mohuar këtë duke thënë për Gossip Copse gjithçka është e fabrikuar.

Sidoqoftë, me gjithë dëshirën e fansave për ribashkimin e tyre, romanca tek ish-çifti duket e vdekur tash për tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat