Bleona nënshkruan kontratë me kompaninë e njohur amerikane

Mediale Vip

Bleona nënshkruan kontratë me kompaninë e njohur amerikane

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:54
Bleona Qerreti

Bleona Qerreti ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme muzikore me kompaninë e njohur amerikane ‘Taryn Brown Company’.

Këtë ajo e ka bërë të ditur në një postim që ka bërë së fundi në llogarinë e saj në Instagram.

 “Taryn Brown Company”  është kompani  e cila merret me promovimin dhe me projekte të ndryshme muzikore. Kontrata në fjalë pritet të bëjë bujë në karrierën e Bleonës.

Kjo kompani ka ndihmuar në ngritjen e karrierës të shumë yjeve të njohur botërorë, ku mund të përmendim: Christina Aguilera, Bobby Brown, Tyrese, Pebbles and Alicia Keys.

Drejtoresha e kësaj kompanie, Taryn Brown  për “Yahoo Finance” është shprehur e lumtur me Bleonën

 “Bleona është një artiste e pavarur që ka ngritur standartet me talentin, vokalet dhe personalitetin ‘divë’, ka thënë ajo për këngëtaren shqiptare.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat