Shyhrete Behluli takoi nga afër aktoren turke Semra Dinçer.
Shyhrete Behluli ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën u shfaq pranë Semra Dinçer.
Semra njihet për rolin që ka në serialin “Kuzey Guney”, ndërsa ditët e fundit po qëndron për vizitë në Kosovë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli pati rastin ta takonte nga afër atë dhe shkrepën një foto bashkë.
“Me aktoren shume te njohur turke @semradincer.official ”, ka shkruar këngëtarja.
Në këtë foto, Shyhretja dhe Semra pranuan komente të shumta nga ndjekësit.