Producenti i njohur Timbaland shpreh interesim për ‘Vallen e Shotës’, do të bëjë këngë me muzikën e saj

Mediale Vip

Producenti i njohur Timbaland shpreh interesim për ‘Vallen e Shotës’, do të bëjë këngë me muzikën e saj

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:01
Timbaland shpreh interesim për ‘Vallen e Shotës’, do të bëjë këngë me muzikën e saj

Artistja shqiptare i tregon producentit të famshëm Timbaland për ‘Shotën’, ai shpreh interesim për të bërë një këngë e cila do të ketë motive të muzikës së valles së njohur shqiptare.

Artistja e re por shumë e talentuar, Enisa, e cila po bën muzikë në Shtetet e Bashkuara të Ameirkës, ka bërë një koment që ka marrë vëmendjen e producentit të njohur botëror, Timbaland.

Enisa ka shkruar në një video ku shihet duke vallëzuar në një dasmë, se ne shqiptarët nuk bëjmë ‘twerk’, por e vallëzojmë ‘Shotën’.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

We don’t twerk out here...we do the shota ? Opaaa ?? haha

A post shared by ENISA (@iamenisa) on

E njeriu prapa shumë hiteve të mëdha, me anë të një komenti që i ka bërë këngëtares, i shkruan duke e pyetur se cila është ajo këngë, pasi i duhet ta dijë.

Ajo dhe shumë komentues të tjerë i janë dalë në ndihmë producentit, duke i treguar për vallen e njohur shqiptare.

Image

Ndërsa Enisa i shkruan se ajo do të jetë e përfshirë në projektin që Timbaland siç duket e ka në mend.

Enisa është një këngëtare e re por me një zë shumë unik, e cila po kërkon suksesin e shumë bawsahkëvendasve të saj nlë muzikën botërore. E ndoshta një bashkëpunim me Timbaland do t’i hapë këtë rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat