Aktori i “The Rock” i jep fund beqarisë

Mediale Vip

Aktori i “The Rock” i jep fund beqarisë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 15:36
Dwayne Douglas Johnson

Dwayne Douglas Johnson ka kurorëzuar dashurinë me Lauren Hashian.

Aktori Dwayne Douglas Johnson, i cili njihet për rolin në filmin “The Rock” është martuar me Lauren Hashian.

Çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni private, ku çdo gjë ishte menduar në detaje.

Lajmin për martesë e ka bërë të ditur vetë Dwayne përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku publikoi pamjet e para nga martesa.

“Ne e bëmë, 18 gusht 2019, Hawaii”, ka shkruar aktori sipër imazheve mahnitëse nga dasma.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

We do. August 18th, 2019. Hawaii. Pōmaikaʻi (blessed) @laurenhashianofficial❤️ @hhgarcia41?

A post shared by therock (@therock) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat