Kylie Jenner nënë për herë të dytë? - Bota Sot
Kylie Jenner nënë për herë të dytë?

Mediale Vip

Kylie Jenner nënë për herë të dytë?

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:14
Kylie Jenner

Kylie Jenner ende nuk është martuar por është rrugës për tu bërë nënë përsëri.

Kylie Jenner javë më parë festoi ditëlindjen e 22-të, dhe i dashuri i saj Travis Scott u përkujdes që ylli i rrjeteve sociale të kalojë një javë të pa harueshme.

Çifti kanë udhëtuar në Itali për të festuar ditëlindjen e Kyliet dhe bashkë me ta ishte edhe Stormi vajza e tyre. Pas këtij pushimi filluan mediat e huaja të shkruajnë për një shtatzëni të dytë.

“Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë ende plane për t’u martuar. Ata e planifikuan këtë udhëtim thuajse në minutë të fundit pasi Kylie si fillim donte një super festë në LA me miqtë dhe familjen, më pas ndryshoi mendje sepse donte të bënte gjithçka me Stormin. Të dy e vendosën që të ishin bashkë për të festuar ditëlindjen e Kyliet. Ajo e shijoi vërtet këtë udhëtim me familjen dhe nuk po mendon për një dasmë. Ajo e di që është ende shumë e re dhe do akoma të ketë një fëmijë tjetër dhe nuk ka pse të jetë e martuar për këtë. Fëmija do vijë absolutisht përpara. Ata e kanë bërë të qartë që janë të përkushtuar tek njëri-tjetri dhe shumë të lumtur me atë çfarë kanë bashkë. Kylie është shumë e fokusuar në të qenit nënë dhe e merr Stormin kudo me vete.”- është shprehur një burim pranë HollyëoodLife.com

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

amore mio 🦋

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...