Jamie Foxx dhe Katie Holmes më nuk janë bashkë - Bota Sot
Jamie Foxx dhe Katie Holmes më nuk janë bashkë

Mediale Vip

Jamie Foxx dhe Katie Holmes më nuk janë bashkë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 10:14
Katie Holmes

Vetëm disa muaj pasi u shfaqën së bashku në Met Gala, Katie Holmes dhe Jamie Foxx raportohet se janë ndarë.

“E! News” raporton se dyshja hollivudiane kishin pikëpamje të ndryshme për jetën dhe një burim i afërt me çiftin tha që se çifti po jeton kohët e fundi të ndarë.

Lajmi vjen menjëherë pasi aktori u zbulua duke shëtitur dorë për dore me këngëtaren, Sela Vave.

Holmes dhe Foxx u panë për herë të parë së bashku në vitin 2015, megjithëse thashethemet për lidhjen e tyre filluan të qarkullojnë edhe dy vjet më parë.

Përkundër faktit se ata kanë vite që janë afër, dyshja kur nuk kanë thënë publikisht një fjalë për romancën e tyre.

Jamie Foxx madje e la intervistën në vitin 2018 pasi një reporter ia përmendi Katien, ish-gruan e Tom Cruise. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...