Aktorja e njohur shqiptare, në pritje të fëmijës së parë?

Mediale Vip

Aktorja e njohur shqiptare, në pritje të fëmijës së parë?

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 06:40
Esmeralda Metkaj

Aktorja e njohur ka lënë të kuptohet se është shtatzënë.

Esmeralda Metkaj, aktorja e njohur për rolin e Cubit në “Duplex”, disa orë më parë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram, ka zbuluar se në sezonin e ri ka surpriza. Por veç spektaklit të humorit, në të cilin ajo është pjesë prej disa sezonesh, me sa duket, Cubit, po i ndodhin ndryshime të rëndësishme edhe në jetën private.

Të paktën, nga sa kuptohet nga kjo video, aktorja duket se është në pritje të ëmbël, meqenëse tani i duhet të veshë fustane më të gjera e më të gjata.

Esmeralda, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të njohur, e ruan me fanatizëm jetën private, madje edhe në publik nuk flet për të.

Përveç “Duplex” në Tv Klan, Cubi ka qenë e angazhuar dhe në teatër e në film, madje edhe me role dramatike – suksesi i të cilave ka qenë po aq i madh sa edhe rolet në spektaklin e humorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat