Çifti i njohur turk po bëhen prindër për herë të dytë

Mediale Vip

Çifti i njohur turk po bëhen prindër për herë të dytë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:11
Berguzar Korelin dhe Halit Ergenc

Aktorja e njohur turke është në pritje të ëmbël.

Berguzar Korelin dhe Halit Ergenc ndajnë të njëjtin profesion dhe janë çift shumë i dashur për publikun.

Së fundi, në mediet turke po qarkullojnë lajme se dyshja po presin të bëhen prindër për herë të dytë.

Madje, lajmin e ka konfirmuar edhe vetë aktorja, e cila u shpreh e lumtur që po pret të bëhet nënë sërish.

“Çdo gjë po shkon rrugës së mirë. Lajmi rreth shtatzënisë është i vërtetë. Ne jemi duke e pritur fëmijën tonë të dytë. Një ndjenjë shumë e mirë. Dashtë Zoti që të gjithëve t’ua mundësojë këtë përjetim”, ka thënë ajo në një intervistë.

Për ndryshe, Berguzar famën më të madhe e arriti në rolin e Sheherzades.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat