Bebe Rexha ‘heq’ dorë nga rrjetet sociale pasi e futi babanë në telashe

Mediale Vip

Bebe Rexha ‘heq’ dorë nga rrjetet sociale pasi e futi babanë në telashe

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:52
Bebe Rexha

Bebe Rexha kohën e fundit ka qenë pre e kritikave të babait të saj.

Bebe Rexha ka vendosur që të largohet nga rrjetet sociale për të mos e ‘turpëruar’ babanë e saj.

Në një intervistë që dha së fundi për “DailyStar”, këngëtarja tha se është mësuar të postojë shumëçka në rrjete sociale dhe të mos jetë e kujdesshme.

“Unë dhe babai im kemi relacione të mira dhe më të forta se kurrë. Ai thjesht kujdeset për vajzën e tij. Por unë i thashë “Atëherë baba nuk duhet ta kem më Instagramin”, ka thënë Bebe.

Kujtojmë se “Call You Mine” titullohet projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha, ndërsa është duke përgatitur këngë të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat