Vjen fuqishëm duke rrezikuar shumë emra të njohur, njihuni me Aritën

Mediale Vip

Vjen fuqishëm duke rrezikuar shumë emra të njohur, njihuni me Aritën

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 21 gusht 2019 Në ora: 17:17
Arita Nicki

Arita Nicki, artistja më e re që i është bashkangjitur tregut muzikor shqiptar me këngën e saj shoqëruar me videoklip. Kënga titullohet” Ven Aqui”, ku që ne titull tërheq vëmendjen me gjetjen e saj. Arita ka lindur ne Austri, por me origjinë është nga Peja, Kosove.  Ka përfunduar shkollën e muzikës për Violine edhe tashme ka sjell Projektin e saj te dyte për publikun Shqiptar.

Tek Arita bie shume në sy ngjyra e veçantë e Vokalit të Saj, gjë që e bën të dallohet nga të tjerat dhe trajtimi i duhur i projektit muzikor si ne këngë dhe videoklip. Arita ka bashkëpunuar për projektin e Saj “Ven Aqui” me Producentin Apollo, i cili është kujdesur për muzikën dhe mix/master dhe teksti vjen i realizuar nga Gent Fatali. Ndërsa Për Videoklipin është kujdesur shume detajisht kompania FullMoon Production në Tiranë, Me regji të Klaudia Shehu.

Arita jeton në Austri ku edhe është shkolluar por tashme do i përkushtohet muzikës 100% Skenat që janë përzgjedhur i kane dhënë një ëmbëlsi dhe bukuri këngëtares duke ju përshtatur mjaft mirë. Show Bizit Shqiptar po i shtohet edhe një Artiste mjaft e Talentuar me një vokal shumë premtues për të ardhmen e saj. Arita ka Premtuar që do të sjelle edhe shume Projekte të tjera në të ardhmen…

Kenga Ven Aqui po ecën shumë mirë ku vetëm për 24 ore ka numëruar plot 30 mije klikime në YouTube. Kënga është publikuar në Youtube në Channel të FullMoon_Production ku këngëtari edhe Producenti Executiv Eli-G po merret mbi të drejtat e shpërndarjes dhe marketingut. Presim këngë të tjera nga ty Arita dhe te urojme sa me shume SUKSESE!BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat