Historia e jetës së nënës së Angela Martinit, e denjë për një libër! - Bota Sot
Historia e jetës së nënës së Angela Martinit, e denjë për një libër!

Mediale Vip

Historia e jetës së nënës së Angela Martinit, e denjë për një libër!

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 13:36
Angela Martini

Modelja Angela Martini ka patur dëshirë që ta provojë veten në një tjetër fushë së fundmi, atë të të shkruarit. Prej disa muajsh bukuroshja e pasarelave po shkruan një libër, frymëzuar nga jeta  nënës së saj.

Teksa botimi pritet të dalë në treg në tetor të këtij viti, Martini ka zbuluar disa detaje interesante rreth asaj ç’ka do të ketë në këtë libër, në një intervistë të dhënë për revistën “Viva Glamm Magazine”.

“Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?” , është shpreh modelja, duke zbuluar kështu se ka qenë pikërisht jeta e nënës së saj që e ka frymëzuar për këtë libër.

Angela në bëri mjaftueshëm kuriozë me ç’ka na tregoi dhe nëna e saj qenka me të vërtetë një personazh i denjë për libra frymëzues.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...