Jo më në “BE caffee”; ja programi ku do ta shohim Olsi Bylykun këtë sezon!

Mediale Vip

Jo më në “BE caffee”; ja programi ku do ta shohim Olsi Bylykun këtë sezon!

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:38
Olsi Bylyku

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri televiziv, e deri atëherë me gjasë lajmet rreth ndryshimeve e risive që sjellin programacionet e ekraneve shqiptare do të jenë të shumtë.

Ndryshimi i fundit që u bë publik nga portlai “news31.al” është ai i aktorit të humorit Olsi Bylyku, i cili mesa duket do të jetë pjesë e një programi të ri, pas mbylljes së “BE caffee”.

Pak ditë më parë u tha se fasha e orarit të së shtunës mbrëma, që prej 3 vitesh shfaqte “Xing me Ermalin” në Tv Klan, këtë sezon i është besuar programit të humorit “Duplex”. Pikërisht në këtë program do të jetë pjesë edhe Olsi Bylyku, ndonëse pozicioni i tij ende nuk bëhet me dije.

Kujtojmë që “Duplex-i” do të rikthejë në ekran moderatoren bukuroshe Marina Vjollca, pas dy vitesh shkëputje

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat