Duete të nxehta, kush fitoi klikime e kush fitoi kesh

Mediale Vip

Duete të nxehta, kush fitoi klikime e kush fitoi kesh

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 22 gusht 2019 Në ora: 16:04
Elvana Gjata dhe Capital T

Vera është stina më e nxehtë e nëse e kuptuat se bëhet fjalë për temperatura të larta në gjeografinë ku jetojmë, keni të drejtë por mendja jonë po flet për stinën më të nxehtë edhe për nga ana e artistëve që disa drejt dasmave e disa drejt koncerteve sollën e ende janë duke punuar shumë punë, shumë angazhime të cilat u konvertuan në shumë zero në llogaritë e tyre apo shumë fryrje në xhepat e tyre.

Por të zotë u treguan edhe disa që vitin e kaluar u mësuan se çfarë do të thotë të sjellësh një hit komercial e të mbushësh me të klubet verore plot e përplot, apo duetet që dolën si ato kërpudhat pas shiut, të cilat shumica e tyre u kthyen sa hap e mbyll sytë në super hite, por duke u shtyrë me njëra-tjetrën se cila arrin më shumë klikime brenda 24 orëve. E kur flasim për duete duhet të themi se shumica e artistëve shqiptarë nuk ia huqi këtë herë, por dikujt i rrofshin milionat e klikimeve në youtube duke i matur çdo ditë se para në xhep nuk u futën, e disa të tjerë vërtetë u pëlqyen dhe masa i donte.

Një gjë ishte më ndryshe këtë herë që femrat shqiptare gjuajtën edhe të huaj artistë që të sillnin me ta duete, madje edhe t’i sillnin ata këtu që shqiptarët të paguanin për ta, mund të kujtojmë një hit që erdhi pak para verës por që u pëlqeu edhe gjatë stinën së nxehtë kënga “Zemër” mes Dhurta Dora me Soolking, apo show-girl shqiptar Luana Vjollca e cila megjithëse thotë është performuese logjikoi mirë edhe në duetin e saj në muzikë duke sjellë bashkëpunimin me artistin e huaj Faydee me këngën e tyre “Yalla Habibi”. Por kur jemi te duetet kush nuk e kërceu sa herë u lëshua kënga e Ermal Fejzullahun dhe Kida me titull “Tela” e kujt nuk ia preku telat kjo këngë, por edhe bashkëpunimi mjaft interesant që u pëlqye shumë ishte kënga “Si rrush” mes Fatima Ymeri dhe humoristit Bes Kallaku.

Image
Image

 

E kur jemi te hitet apo ato që mund të quhen super edhe nga bashkëpunimi e deri te klipi është edhe dueti mes Elvana Gjata dhe Capital T, ku kënga “Fustani”  i solli ata si dyshen më të kërkuar kudo në çdo ambient veror, e artistja seksi Elvana si duket kishte menduar të peshkonte edhe një tjetër djalosh shumë të njohur të muzikës, këtë herë, i famshëm edhe përtej  vendeve shqipfolëse Ardian Bujupi, apo ky e kishte peshkuar vajzën e bukur të muzikës që kënga e tyre që po dëgjohet mjaft “Meinne Leibe” të synojë edhe tregun e huaj, sidomos atë gjerman dhe zviceran. Nuk duhet ta mbyllin historitë e verës, apo edhe hitet pa kujtuar atë më të freskëtin që bëri që dueti i tyre të reklamohet dhe të çmende dhe Rita Orën, ajo mes Dafina Zeqirit dhe Tayna me titull “Bye Bye”.

E nëse të rinjtë me emër e me plot suksese arritën majat këtë verë sidomos me duetet, artiëtët e muzikës “live” i shërbyen qetë e mjaft popullore festave familjare sidomos dasmave, pasi shumica prej tyre nuk kanë gjetur kohë të merreshin me ndonjë këngë me klip të momentin pasi dasmat kane qenë me kohë të rezervuara dhe përkushtimi është shumë më i madh dhe serioz, gjithsesi pa harruar se edhe puna e tyre është mjaft e shpërblyer. E vera ka edhe pak ditë që nuk ka ikur, ne do të takohemi me këta personazhe ndoshta në pushimet e tyre pasi kane nevojë nga kjo super sukses e ngarkesë dhe me plot para që kanë fituar të gjejnë destinacionin më të mirë për të pushuar ca ditë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat